Moti me vranësira mesatare, temperatura deri më 15 gradë

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Paradite do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Pasdite vranësirat nga perëndimi do të rriten dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Gjatë natës kah e mërkura do të ketë reshje të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus 2 deri në 3 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 9 deri në 15 gradë Celsiusë.

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe vranësira mesatare, paradite do të ketë kushte për mjegull. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 1 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 12 gradë Celsiusë.