Moti me vranësira dhe shi të përkohshëm

Moti sot në mbarë vendin do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa nëpër male dhe disa vende më të larta reshje të borës. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët perëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus dy deri dy gradë, ndërsa ajo e ditës prej një deri 14 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri zero gradë, ndërsa ajo e ditës deri 11 gradë Celsius.