Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 25 gradë

Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore. Do të fryj erë e dobët deri në mesatare ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 17 deri në 25 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në 9 ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 21 gradë Celsiusë.