Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, më të dendura në pjesët lindore të vendit. Në viset më të larta malore reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri n 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 11 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë.




