Moti me diell, temperature deri në 14 gradë

Moti sot me diell, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër lugina, ndërkohë që pasdite me vranësira të vogla. Gjatë natës vranësirat do të rriten dhe priten reshje të shiut, ndërsa në male dhe vendet më të larta reshjet do të jenë me dëborë.

Temperatura minimale do të sillet në interval prej minus 4 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 8 deri në 14 gradë Celsiusë.
Në Shkup temperatura minimale do të ulet në minus 3 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrij deri në 11 gradë Celsiusë.