Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 24 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 24 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës deri 23 gradë.