Moti me diell dhe vranësira mesatare

Moti në pjesët perëndimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në pjesët lindore me diell me vranësira mesatare. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për mjegull në mëngjes. Do të fryjë erë e dobët mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 9 deri në minus 2, ndërsa ajo e ditës prej 5 deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare me periudha të diellit. Do të fryjë erë e dobët. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 7, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.