Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri më 31 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë rritje të vranësirave me reshje të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 31 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare.Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 28 gradë.