Moti me diell dhe i ngrohtë, pasdite priten reshje shiu

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë, në orët e pasdites dhe në mbrëmje priten reshje shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 28 deri në 34 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, temperatura minimale do të ulet në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 32 gradë Celsiusë.