Me diell dhe me vranësira të vogla lokale, kështu do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.
Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa rritja e temperaturave do të bëhet gradualisht gjatë ditës.
Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga veriperëndimi.
UV indeksi do të jetë = 8.
Temperaturat ditore të së shtunës do të jenë dukshëm më të larta dhe në shumë vende do të kalojnë 30 gradë.
Ditën e dielë do të ketë paqëndrueshmëri lokale e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe shtrëngata.