Moti me diell

Sot pritet mot me diell dhe e ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, më të mëdha në pjesët perëndimore ku do të ketë kushte afatshkurtra për reshje të rrëmbyeshme dhe shtrëngata. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, më e theksuar përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 15 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të bie në 7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 24 gradë Celsius.

Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, po në orët e pasdites, veçanërisht të martën, do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.