Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira, transmeton Alsat. Në zonat malore do të ketë kushte për reshje afatshkurtra shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 13 në 19, ndërsa temperatura maksimale nga 26 në 34 gradë Celsius. Indeksi Ultra Vjollcë do të jetë 7. Në Shkup, mot i ngjashëm me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 17, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 31 gradë Celsius.
Lajme Moti kryesisht me diell dhe vranësira lokale



