Moti i ndryshueshëm, temperatura maksimale deri në 12 gradë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, i ftohtë dhe me erë. Paradite në pjesët veriore dhe lindore me reshje të kohëpaskohshme të bores me intensitet më të dobët.

Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila në pjesët lindore përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi mbi 60 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të ulet në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 7 gradë.