Moti i ndryshueshëm, temperatura deri më 23 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të përkohshme të shiut, pasdite me bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 4 deri 13, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri 23 gradë.

UV-indeksi do të jetë 6.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 10, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 19 gradë.