Nga LSDM kanë thonë se pushteti lokal në Shkup, i kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe Levica ka dështuar pas paraqitjes së dobët në menaxhimin e situatës pas stuhisë në Shkup, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se vetëm policia dhe institucionet e pushtetit qendror ishin në terren ndërsa sipas tyre pushteti lokal nuk gjendej askund.
“Pushtetet lokale të udhëhequra nga VMRO-DPMNE dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike dështuan gjatë stuhisë që goditi Shkupin dhe rrethinën dje pasdite. Shkupi u përmbyt, rrugët, bulevardet, nënkalimet nën ujë, pemët dhe degët e rëna, trafiku i penguar dhe i vështirësuar, ndërsa pushteti lokal me në krye VMRO-DPMNE-në nuk gjendej askund. Mbi 10,000 shtëpi u përmbytën dhe N.P. Ujësjellësi nuk bëri asgjë. Shihet se as kanalet dhe as pusetat nuk janë kontrolluar në kohë dhe nuk janë pastruar siç duhet. Vetëm policia dhe institucionet e pushtetit qendror ishin në terren, ndërsa pushteti lokal nuk gjendej askund. Me një fjalë, dështim i plotë i kuadrove të Mickoskit nga VMRO-DPMNE dhe Levicës që janë pushteti lokal në Shkup”, thonë nga LSDM.





