Moti i keq: Dibra, Zhupa dhe Mavrovë-Rostusha pa rrymë

Si rezultat i motit të ligë dhe reshjeve të vazhdueshme të shiut që kanë mbretëruar brenda javës, banorët e Komunës së Dibrës, Qendër Zhupë dhe komunës Mavrovë-Rostushit për 20 orë kaluan si në mesjetë, pa energji elektrike.

Sipas MEPSO ndërprerje me furnizimin me energji elektrike në qytetin e Dibrës dhe vendbanimeve përreth saj, “Pesha e akullit dhe moti i ligë në rajonin e Mavrovë-Rekë rrëzoi disa shtylla dhe një dru u rrëzua mbi transmetuesin 110 kilovat, Vrutok – Shpile dhe shkaktoi ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.

Riparimi u krye, mundësia që sërish kjo zonë të mbetet pa energji elektrike gjatë stinorit dimëror është shumë e mundëshme. Shqetësim për këtë paraqesin edhe autoritetet lokale.

“Së shpejti do të mbajmë një takim me tre Kryetarët Zhupë-Rekë dhe Dibër për të atakuar nga kjo fatkeqësi ku do të kërkohet një seriozitet në trajtimin e kësaj problematike e cila me vite po na përsëritet. Nga avaria e vitit 2014 që kur u prish linja e lartëpërcuesit nga Dibra për në Strugë ku janë rëzuar 9 shtylla elektrike ky problem nuk është sanuar”, u shpreh kryetari i komunës Dibër, Hekuran Duka.

Se kush duhet ta sanojë këtë problem alternativë, pra të regullojë 9 shtyllat e lartëpërcuesit dibër strugë EVN-ja_ apo Mepso, qytetarët dibran edhepse hidrocentralin e kanë në Dibër janë të detyruar që shpesh herë të mbeten pa energji elektrike.