Moti i ftohtë dhe me reshje të shiut

Kryesisht i vranët, i ftohtë dhe me reshje të shiut do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut, njofton Drejtoria për Punë Hidrometerologjike.

Do të fryjë edhe erë e dobët në drejtim verior, ndërkaq temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, kurse maksimalja do të arrijë në 9 deri në 13 gradë Celsius.

Edhe në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, i shoqëruar me erë të dobët në drejtimin verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 9, kurse maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm do të na presë edhe ditëve në vijim./TV21