Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare

Moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare që do të ulen gjatë ditës. Në orët e mëngjesit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore, por gjatë ditës do ta ndryshojë drejtimin e saj në juglindje dhe do të jetë me intensitet më të ulët. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -8 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare që do të ulen gjatë ditës. Temperatura minimale do të bjerë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 7 gradë

Nga e hëna, moti do të mbajë i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta në mëngjes, të cilat në shumë vende do të bien nën -5 gradë. Të hënën, si dhe në gjysmën e dytë të javës tjetër, do të ketë mjegull në disa lugina dhe temperatura atje do të jetë më e ulët gjatë ditës. Të martën do të fryjë erë mesatare veriore.