Mot me reshje të borës

Me vranësira dhe me reshje të borës do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Siç bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, kurse maksimalja do të arrijë prej 0 deri në 6 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm edhe në Shkup. Me vranësira dhe me reshje të borës. Temperatura minimale do të ulët në 1 kurse maksimalja do të arrijë në 4 gradë Celsius.