Mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme, temperatura më të ulëta

Moti mëngjesin e sotëm do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite vranësirat do të shënojnë rënie. Nga mëngjesi i sotëm do të fryjë erë veriore mesatare deri në të përforcuar me një shpejtësi mbi 60 km / h, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Lumit Varda, transmeton Alsat. Kjo ndërhyrje e ajrit të ftohtë do të bëjë që temperatura të zvogëlohen, veçanërisht në veri dhe lindje. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 deri 26 gradë Celsius.

Në Shkup do të kemi mot me diell deh vranësira deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore, e cila herë pas here do të ketë një intensitet më të përforcuar. Temperatura minimale do të bjerë në 8 ndërsa maksimalja do të arrijë 21 gradë Celsius.

Ditëve në vijim, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira. Nesër, për shkak të depërtimit të masës së ajrit të ftohtë, do të ketë erë të moderuar, dhe përgjatë Lumit Vardar herë pas here erë më e fuqishme nga veriut me shpejtësi mbi 60 km / orë, e që do të shkaktojë ulje të temperaturës gjatë fundjavës, veçanërisht në pjesët veriore. Kurse ditëve në vijim, era do të jetë kryesisht juglindore, ndërsa temperatura më pas do të rriten.