Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite reshje shiu

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimor. Në orët e pasdites dhe orët e natës do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar.

Proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq në vende të lokalizuara, me shi të rrëmbyeshëm lokal, shkarkime elektrike, erë të përforcuar (mbi 80 kilometra në orë) dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Në Shkup do të kemi mot me diell dhe shumë të ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të fortë nga jugperëndimi. Gjatë natës do të ketë shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të jetë rreth 20, ndërsa maksimalja do të arrijë në 40 gradë Celsius.