Mot me diell dhe i ngrohtë – temperatura prej 28 deri në 35 gradë

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 28 deri në 35 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 15, ndërsa ajo maksimale deri në 32 gradë.

Deri të mërkurën moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Të enjten pritet zhvillim të paqëndrueshmërisë lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.