Mot me diell dhe i ngrohët

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, të cilat do të rriten pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 25 gradë.

Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri të përforcuar juglindore. Pasdite kryesisht në pjesët jugore do të ketë kushte për shi lokal.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej zero deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo maksimale prej 15 deri në 22 gradë.

Do të vijojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Të martën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite dhe gjatë natës me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar kryesisht nga drejtimi perëndimor, i e cila kah fundi i ditës do të ndryshohet në verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej dy deri në tetë gradë, ndërsa ajo maksimale prej 15 deri në 22 gradë.