Mot i paqëndrueshëm edhe në vendin tonë

epa08587385 A man wearing a protective face mask rides a bicycle as people holding umbrellas cross a street on a rainy day in Skopje, North Macedonia, 06 August 2020. Rains have hit North Macedonia for the last three days with temperatures falling down to 20 degrees Celsius. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Përmes një komunikatë të jashtëzakonshme Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se gjatë natës intensiteti i reshjeve të shiut do të shtohet.

Pritet rritje e nivelit të ujit të të gjithë lumenjve në të gjithë vendin, veçanërisht në viset juglindore dhe lindore, si dhe në pjesët perëndimore. Hidrometeorologët apelojnë deri tek qytetarët që të lëvizni me kujdes përgjatë lumenjve në të gjithë vendin gjatë orëve të mbrëmjessi dhe gjatë ditës së nesërme.

Nesër në zonat malore në veriperëndim të vendit do të ketë reshje bore.

Të martën do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor dhe mëngjesin e së mërkurës priten reshje të reja.

Nga e enjtja do mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha më të gjata me diell.