Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të shiut kryesisht në pjesët perëndimore. Do të fryje erë e lehtë deri në të përforcuar nga drejtimi jugor (në disa vende mbi 70km/orë).
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej tre deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të shiut. Do të fryje erë e lehtë deri në të përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 11 gradë Celsius.
Të dielën reshjet do të jenë më me intensitet (mbi 25l/m2) në formë të një stuhie. Nga e hëna do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje lokale të shiut, ndërsa nëpër male do të ketë borë. Do të fryje ere e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.