Mot i ligë me shi të rrëmbyeshëm dhe erë

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi intensiv, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 30 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 27 gradë Celsius.

Të dielën paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nga e hëna dhe në ditët në vijim më pas do të ketë stabilizim të motit kur moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me rritje të temperaturave të ditës. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave.