Mosrespektimi i masave, rritet numri fletëparaqitjeve penale

Si rezultat i mosrespektimit t masave për parandalim të virusit Korona, numri i fletëparaqitjeve penale të shqiptuara është në rritje e sipër. Alsat mëson se deri në këto momente ky numër ka arritur në 13 fletëparaqitje penale. Ndryshe autoritete vazhdojnë me apelet e tyre që masat e shqiptuara posaçërisht ato për vetizolim duhet respektuar, në të kundërtën do të vazhdojnë paditë.