Mosmarrëveshje në komunikacion, të rinjtë nga Tetova sulmojnë një të moshuar

Janë arrestuar katër persona të moshës 19-20 vjeçare pas sulmit fizik ndaj një banori të moshuar të fshatit Xhepçishtë, për shkak mosmarrëveshjes në komunikacion. Incidenti ndodhi në rrugën “JNA” në Tetovë dje rreth orës 15:00.

Nëpunësit policor i privuan nga liria personat A.A.(20), B.A.(19) dhe J.A.(20) nga Tetova dhe E.Sh(20) nga fshati Novo Sellë i Tetovës, për shkak të dyshimit se fizikisht e kanë sulmuar B.B. 40-të vjeç nga fshati Xhepçishtë i Tetovës. Sipas denoncimit, derisa me automjet ka qarkulluar drejt rrugës “JNA” katër personat e sulmuan atë, për shkak të keqkuptimeve në trafik”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Rasti po zbardhet dhe dokumentohet në koordinim me Prokurorin publike.