Treguesit demografikë për vitin 2025 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë në Maqedoni është 42,21 vjet. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it, kjo është më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila arrin në 44,9 vjet, përcjell TV21.
Në krahasim me vitin 2015, kur mosha mesatare në vend ishte 37,4 vjet, është vërejtur një rritje prej gati pesë vjetësh. Ky të dhënë tregon një trend të vazhdueshëm të plakjes së popullsisë gjatë dekadës së fundit.
Në nivel rajonal, vetëm Mali i Zi ka një moshë mesatare më të re se Maqedonia, me 40,4 vjet. Mesatare më të larta shënojnë Serbia me 45,4 vjet dhe Shqipëria me 44,3 vjet. Mosha mesatare në Greqi dhe Bullgari është 47,2 vjet, ndërsa në Kroaci dhe Slloveni 45,5 vjet.
Në nivel të Bashkimit Evropian, popullsia më e re është në Irlandë me një mesatare prej 39,6 vjet, ndërsa më e vjetra në Itali me 49,1 vjet. Në BE në tërësi, mosha mesatare është rritur për 2,1 vjet krahasuar me vitin 2015, kur ishte 42,8 vjet. Ulje prej 0,4 vjetësh është regjistruar vetëm në Gjermani dhe Maltë.
Rritja më e madhe e moshës mesatare është vërejtur në Sllovaki dhe Qipro, ku është rritur për katër vjet. Pasojnë Italia me rritje 3,9 vjet dhe Greqia dhe Polonia me rritje nga 3,8 vjet. Në Portugali mosha mesatare është rritur për 3,7 vjet.
Të dhënat konfirmojnë se trendi i plakjes është i pranishëm si në vendin tonë, ashtu edhe në Evropë, me një zhvendosje graduale të strukturës demografike drejt gjeneratave më të vjetra.





