Mos ia zini per t’madhe Bujarit, aq e kupton rendin e protokoleve ndershteterore

Shkruan: Arsim Zekolli

Albini vjen si Kryeminister. Mund te vjen me trotinet, ana ia eshte kryeminister. Te ndalet per nje simit-pogaçë. si kryeminister. Të më qeras nje kafe ne Coffee House, si kryeminister. Nuk pyetet Albini – e lere mo Bujari – nese deshiron te vjen sipas qefit, por sipas rendit kushtetues dhe kuvendit zgjedhor.

Eshte ceshtje diametralisht tjeter se si pritet Alibini. Në Çair e Tetove.

Bujari ka qenë zavrak e mahalle, ndersa Ali Ahmeti e Musa Xhaferi “vuanin per kombin neper kazamatet e Movenpikut ne Shen Galen”, ne kohen kur ne Shkup zbarkonin Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani. Ne kufi priteshin me percjellje protokolare presidenciale. Qe pastaj Ibarhimi te zbarkon ne Çair per takime apo freskim para se te vazhdon drejt aeroportit. Prap, dallimi ishte se si pritej.

Pas luftes, ne Çair nuk vinte as Hashimi, as Ramushi, as Isa, as Fatmiri. Pune e madhe qe ne Çair kishte qindra familje lutëtarësh, dhjetëra martirësh per Kosoven. Komandantet Hasha, Rasha, Fatsha zbarkonin o ne Çarshi, ose ne “Balkanika” ku takonin “bashkeluftetaret” si Imer Selmani, Fatmir Besimi, Vlado Buckvski, Zoran Zaev.
Komandantet Hasha, Rasha, Fatsha i shëtiste Aliu, si kishka neper pazar. Por, te gjithe vinin me shumë titullarë para emir, me larthmadherime ne sako sikur medaljet mbi uniformat e gjeneraleve te Stalinit. Por, askush nuk i priste, se askush asgje nuk prise nga ta. Vini si lypsiqarë per nje takim ne “Ilindenska”, percilleshin me keqardhje te heshtur Shqiptaresh.

Ne Çair nuk zbarkoj dot as Edi Rama. Mbase e ka mesim qe nga baba Kristaqi, se ne Çair ka nje detektor qe nuhat spiunet e UDB dhe matrapazet e Sigurimit. Asnjehere nuk u ankua Çairi pse nuk shkeli kemba Rama ne lagjen e tyre. Sa per balte, ka mjaft, nuk ka nevoje per lloçin dhe zdralin e Bllokut.

Prandaj, jo Albini, jo Vjosa, por secili mysafir qe vjen te sheh Çairin me sy dhe nderon Shkupjanet e harruar, do pritet jo si Kryeminister por si dashamir, si mik dhe mbi te gjitha si Shqiptar. Nuk vjen per inati te askujt, nuk qendron per interes te askujt, por si njeri i kerkuar dhe ftuar qe nderon te harruarit dhe perbuzurit nga parardhësve qe silleshin si Klyeministla por jo si lidera.

Keshtu qe, Albini prijes Shqiptaresh?

Pse jo!?