Mori para në hotelin ku punonte dhe i shpenzoi në kazino, arrestohet 30 vjeçari

Zyra e jashtme për punë penale në Kriva Pallankë ka dorëzuar kallëzim penal kundër shtetasit A.S. (30) nga Rankovca, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar në fakte për kryerjen e veprës penale vjedhje. Më datë 04.04.2023, në fshatin Petralicë, Komuna e Rankovcës, i akuzuari ndërkohë që ishte në punë, në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar për vete para nga arka e objektit hotelierik në të cilin punonte dhe i ka harxhuar ato në lojëra fati, duke e dëmtuar kështu biznesin në të cilin punonte. Ndaj tij është ngritur kallëzimi penal përkatës.