“Morgu është mbushur plot me kufoma”, infermierja shqiptare tregon çfarë po ndodh në SHBA

“Morgu është mbushur plot”, infermierja shqiptare tregon çfarë po ndodh në SHBA

Infermierja shqiptare Valbona Ishmaku, e cila punon në Nju Jork të Amerikës, në një intervistë për “News 24”, duke folur për gjendjen nga koronavirusi në atë shtet amerikan, deklaroi se punon në një spital , ku gjendja e pacientëve me Covid-19 paraqitet e rëndë.

“Kam 8 vjet që punoj si infermiere këtu në Amerikë. Dhe, gjithë kësaj kohe kam punuar për një spital Montefiore Medical Center ne Bronx, NeëwYork. Unë kam punuar në Departamnetin e Kardiologjisë, por tani na kanë mobilizuar për t’u kujdesur për pacientë të infektuar me COVID 19 që prej 2 javësh.

Puna në spital është shumë e stresueshme, sepse shumë nga ne infermierët jemi lëvizur, shpërngulur nga pozicioni ynë dhe tani duhet t’i shërbejmë këtyre pacientëve të sëmurë, pa pasur as trajnim të mjaftueshëm për pozicionin e ri.

Nga ana tjetër, stresi është gjithashtu se këta pacientë kalojnë në gjendje kritike shumë shpejt, nga një broknopleumoni për tre ditë kalojnë në falimentim të mushkërive, ku kanë nevojë për ventilim artificial.

Orari i infermierëve është nga mëngjesi në darkë. Me një fjalë 12 orë e gjysmë punë. Spitali ku punoj unë na jep vetëm një maskë në ditë. Kjo e ben shumë të vështire punën, sepse heqja dhe veshja e një maske të përdorur e rrit rrezikun e kontaminimit dhe të infeksionit me këtë virus.

Shumë infermierë dhe doktorë janë infektuar me këtë virus. Disa infermierë kanë humbur dhe jetën, kurse disa të tjerë janë të shtruar në spital në gjendje kritike”, tha infermierja shqiptare.”

Më tej, infermierja Valbona Ishmaku tregoi sesi një doktor ka ndërruar jetë në Spitalin ku ajo punon.

“Një nga mjekët që spitali ynë ka humbur është Dr. James Goodrich. Ky doktor ka orkestruar operacionin e ndarjes së dy binjakëve të ngjitur në kokë në spitalin tonë. Një grua më tha që të marr të bijën e saj në telefon dhe t’i tregonte se ishte shtruar me koronavirus. E mora dhe vajza e saj më tha se e donte shumë nënën e saj. Kur vajza erdhi, nëna ra në koma në mënyrë të pavetëdijshme. Nga ky virus po humbin jetën njerez te pazëvëndësueshëm, jo vetëm për familjen e tyre po dhe për komunitetin mjekësor.

Dua të theksoj se shumë nga infeksionet e punonjësve të shëndetësise ka ndodhur në javët e para të fluksit të pacientëve të infektuar, kur testimi nuk ishte i gatshm për të gjithë pacientët dhe rezultatet vononin nga tre katër ditë. Gjatë kësaj kohë spitali, meqenëse kishte pak maska dhe “personal protective equipment” thoshte të mos përdoren, që të shpërdorohen maskat derisa të vinin rezultatet e testimin. Gjatë kësaj kohe shumë veta u infektuan në krye të detyrës.