Edhe Morena Taraku ka reaguar lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur ditën e djeshme në Pejë.
Këngëtarja ka reaguar ndaj dhunës që ndodhi në një shtëpi të pleqëve, teksa një e moshuar është keqtrajtuar nga një infermiere, shkruan lajmi.net.

Ajo i ka kujtuar stafit mjekësorë dhe infermierëve “Betimin e Hipokratit” që ajo e ka quajtur “Ligj i Hipokratit”.

“Zhveshe atë uniformë se nuk të paska hije e mos i njollos edhe të tjerët. Ligji i Hipokratit nuk t’ka shti mu përbetu për dhunë as për dajak, as për dhunë psiqike të pacientëve, por t’ka shti me u përbetu deri në vdekje me kon ndihma e tyre”, ka shkruar ajo në storjen e saj.

Në fund ajo ka postuar një foto me babanë e saj, regjisorin dhe profesorin në Akademinë e Arteve, Selami Taraku.

Ajo ka vazhduar edhe me fjalë të tjera ku kanë akuzuar pjesëmarrësit në këtë keqtrajtim që ka tronditur mbarë opinionin kosovar.




