Morena Taraku përlot me fjalët në urimin për nënën e ndjerë

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, sot më shumë se kurr e ndien mungesën e nënës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ajo ka zgjedhur që ta uroj nënën e saj edhe pse ajo nuk jeton më.

Morena i ka shkruar disa fjalë pranë postimit dhe i ka prekur të gjithë. Ndryshe ajo me ndjekësit në Instagram së fundmi e ka publikuar edhe një fotografi ku shihet se në zingjirin e saj bart dy foto të dy personave të veçantë, babait dhe nënës.

Ajo thotë se ata janë dy personat që gjithmonë i ka pranë.