209 raste me koronavirus brenda ditës në Britani

Kjo është rritja më e madhe deri më tani, me 209 raste nga 64 sa ishin të shtunën.

Ministrat do të zhvillojnë nesër mbledhjen e komitetit për fatkeqësi.

Koronavirus tani është përhapur në më shumë se 90 vende, duke vrarë më shumë se 3,400 njerëz dhe duke infektuar 100,000 në të gjithë botën.

Pas një kërcim të konsiderueshëm në rastet, qeveria italiane e ka vendosur tërë rajonin e Lombardisë në karantinë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Italia ka pasur rritjen më të madhe brenda ditës të rasteve të reja, rreth 5.883 janë konfirmuar të jenë infektuar nga Covid-19, nga 4,636 sa ishin një ditë më parë.

Zona e bllokimit përfshin Milanin, si dhe Venecian dhe shënon një nga vendimet më të vështira të marra nga një vend evropian për të parandaluar përhapjen e virusit. Rreth 16 milion njerëz mendohet se preken nga izolimi.