Morena Taraku me dedikim për Stresin, i jep një premtim

Rap-artisti shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, po vazhdon qëndrimin në shtëpinë Big Brother VIP Kosova.

Ai tashmë ka një përkrahje të madhe edhe nga jashtë, e më së shumti nga ata që e kanë njohur prej afër.

Morena Taraku ndërkohë është njëra nga miket e tij të ngushta që e ka mbështetur hapur atë që nga nisja e këtij formati televiziv.

“Ti do qeshësh i fundit. Të premtoj. Të dua vëlla”, kanë qenë fjalët e këngëtares për Stresin.

Ata ruajnë një miqësi prej vitesh dhe veç tjerash kanë realizuar bashkë edhe disa këngë.