Morena dhe Stresi vazhdojnë t’i dalin në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti

Stresi dhe mikesha e saj Morena po vazhdojnë me rritëm të lartë t’iu dalin krah personave që ende po vuajnë pasojat e tërmetit.

Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor ka lënë shumë persona pa kulm mbi kokë, shkruan lajmi.net.

Por për fat të mirë, shumë vullnetarë iu kanë dalë në ndihmë vëllezërve të tyre duke i siguruar atyre nga gjërat elementare produkte ushqimore-higjienike deri tek shtëpitë e reja.

Angazhim të madh gjatë kësaj periudhe të vështirë kishin edhe fytyrat e shoubizit.

Fundmi Stresi ka ndarë një video në Instagram, ku tregon se një familjeje nga Durrësi i është dhuruar një tendë e madhe pasi shtëpia i është shkartuar, dhe ai shfrytëzoi rastin që përmes këtij postimi të kërkoj ndihmë nga vullnetarët për të siguruar një shtëpi të re.