Morena ka gdhendur në trup një tatuazh të ri.
Morena Taraku ka realizuar një tatuazh të ri, e që është portreti i babait të saj, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja postoi një fotografi në rrjete sociale, në të cilën tregoi tatuazhin që e realizoi në dorë, dedikuar të atit.
“Dashuria e jetës time, babai”, ka shkruar Morena sipër fotos.
Kujtojmë se “Missed Call” titullohet projekti i fundit muzikor nga Morena, ndërsa ka paralajmëruar këngë të reja.