“Monstra”, në seancën e radhës dëshmojnë Musa Xhaferi, Sasho Mijallkov dhe Blerim Bexheti

Pas dëshmisë së Ali Ahmetit, Bujar Osmanit, Xhelal Bajramit dhe Gordana Jankullovskës, për rastin e koduar me emrin “Monstra”, do të dëshmojnë edhe personalitete tjera të njohura në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, raporton TV21.

Sipas informacioneve në 27 shkurt dëshmitarë i radhës në këtë rast do të jetë ish drejtori i Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov dhe këshilltari i ish presidentit, Gjorgje Ivanov, Sinisha Aleksoski. Përpos tyre, në seancën e 27 shkurtit për rastin “Monstra”, do të dëshmojë edhe ish zv/kryeministri Musa Xhaferi dhe ish ministri i drejtësisë, kryetar aktual I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.