Deputetët e koalicionit opozitar ASH dhe AAA do të dalin në protestat e së premtes qe organizohen kunder rastit “Monstra”, shkruan gazeta LAJM. Kete e ka bere te ditur deputeti, Elmi Aziri.
“Nesër kemi mbedhje të kryesisë qendrore të partisë. Mendoj se si subjekt nesër do të mund të japim përgjigje në këtë pyetje. Si qytetar, unë do të marr pjesë, besoj se të gjithë deputetët e koalicionit tonë do të marrin pjesë në atë protestë. Zaten edhe ne kemi marrë pjesë në çdo protestë që ka qënë e thirrur nga organizatat qytetare, nga shoqatat e ndryshme, të cilat kanë për qëllim që ta demonstrojnë papajtueshmërinë e tyre me devijimet shoqërore”, theksoi Elmi Aziri, deputet i koalicionit opozitar shqiptar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.