Pas lajmit të shtatzënisë së Einxhel ka pasur reagime të shumta nga fytyrat publike.
Në mesin e shumë personazheve reagoi edhe Monika e cila ndau një video në Instagram video brenda shtëpisë së ‘BBV’, kur i thoshte Einxhelit se me Dagzin do t’i dalë një fëmijë shumë i bukur.

“Eh e para që ta thashë për bebin, s’kishte nevojë për mbushje mendje. I kisha shumë të qarta gjërat për ty. Kaq kisha tani për tani. Më vonë do të vi të të marr nuse nga ana e Dagz. Do jem krushke nga Prishtina” , shkroi ajo sipër videos.

“Dhe jam e bindur që po vjen princesha juaj por edhe e jona” , vazhdoi tutje Monika duke folur rreth gjinisë së bebit ku aludoi se është vajzë.
Kjo deklaratë e Monikës a është informacion apo thjesht një parandjenjë e saj mbetët të shihet ditëve në vijmë.




