Së fundmi e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.
Nuk mund të mos diskutohej raporti me Arjolën sidomos pas veprimeve të fundit të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale.
Theksojmë një reagim i Arjolës kur Monika i shpreh dashurinë ka bërë xhiron e rrjetit nga ftohtësia e aktores nga Tropoja.
E pytur nga Ermali nëse miqësia me Arjolën dhe Ilirin ka ngrirë, Monika e ka injoruar totalisht këtë të fundit dhe ka folur vetëm për aktoren ku nuk ka dhënë detaje konkrete, por shprehet se e kupton pasi kanë kaluar të dya të njëjtën situatë pas daljes.
“Mes meje dhe Arjolës nuk ka ndodhur asgjë. Kemi patur gjëndjet tona emocionale. Nuk është e lehtë të rrish i mbyllur 136 ditë brenda dhe te dalësh të njihesh me çfarë ka ndodhur jashtë. Gjendja jonë emocionale nuk mund të jetë e qetë. E kuptoj shumë mirë Arjolën, gjendjen emocionale të saj. Na ka ndodhur njësoj. Gjendja jonë emocionale u trondit 10 fish më shumë kur dolëm dhe u përballëm më cfarë bëhej jashtë”, u shpreh Monika.
“Edhe ato që më kanë lënduar, do vi një moment që të qetsohen dhe do vinë të komunikojnë me mua. Jam e bindur”, u shpreh ajo nder të tjera.