Momenti kur ushtarët rusë ikin nga paniku sa andej e këndej, për ta shmangur bombën nga droni ukrainas

Pamjet të shpërndara në rrjetin social Twitter tregojnë momentin kur ushtarët rusë vrapojnë sa andej dhe këndej për t’iu shmangur sulmit ukrainas.

Siç shihet në pamjet me dron, tre ushtarë rusë u panë në një fushë duke ikur nxitimthi, në mënyrë që të përpiqen të shmangin hedhjen e një bombe mbi ta nga një dron i Ukrainës.

 

Nuk dihet se në cilën zonë të Ukrainës është xhiruar videoja.

Konflikti Rusi – Ukrainë ka nisur më 24 shkurt, në atë që presidenti rus Vladimir Putin e quajti “operacion special ushtarak”.

Ukraina javën e kaluar festoi çlirimin e qytetit të Khersonit, pasi forcat ruse vendosën të largoheshin nga bregu perëndimor i Dnipros në rajonin Kherson.