Momenti kur Madonna rrëzohet në skenë

Madonna është rrëzuar në skenë teksa ishte duke performuar këngën e saj “Open Your Heart”.

Teksa ishte duke kënduar, një valltare e saj e tërhoqi karrigen dhe pasi u rrëzua vetë, mori me vete edhe artisten.

Megjithatë, ajo vazhdoi performancën nga skena duke u kthyer me shpinë.

Një balerin tjetër e ndihmoi të ngrihej dhe ajo vazhdoi me një buzëqeshje në fytyrë.