Adrijan Stojkovski sot ka lëshuar Klinikën e Fëmijëve në Shkup, përcjell TV21. Ai po trajtohej në repartin për sëmundje onkologjike pranë Klinikës së Fëmijëve në Shkup. Nëna e djaloshit, Marta Stojkovska ka falënderuar personelin për kujdesin.
“Si mund të filloj ta festoj këtë ditë nëse jo me FALEMINDERIT? FALEMINDERIT ZOTIN që me mëshirën dhe forcën e tij na ndihmoi të kalojmë këtë periudhë të vështirë dhe të dalim fitimtar, me djalin tim HERO. Falenderoj të gjithë stafin e spitalit që me përkushtim ishin këtu për ne dhe bënë gjithçka mundën për djalin tim dhe të gjithë fëmijët LUFTËTARË”, thotë Marta Stojkovska, nëna e Adrijanit./TV21