Moment i sikletshëm për Leo Messin, gazetari shpërthen në lot gjatë intervistës

Gazetari nga Argjentina, Pablo Giralt, shpërtheu në lot duke treguar që “ëndrra” e tij për të itervistuar Lionel Messin u realizua.

Giralt, gjatë kësaj jave intervistoi shtatë herë fituesin e topit të artë, për mediumin DIRECTV Sports.

Derisa po bisedonin së bashku për mundësinë që ka Argjentina në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Pablo Giralt filloj të qaj.

 

“Unë jam nga qyteti, Venado Tuerto, kam ëndërruar gjithë jetën ta bëj këtë, kurrë nuk e kam besuar që do të kisha fatin që të mund t’ju shoqëroja me historinë time. Ju falënderoj me gjithë zemër.”, tha Giralt, transmeton KlanKosova.tv.

 

Legjenda e Barcelonës, me modestinë e tij,  buzëqeshi dhe e ngushëlloi gazetarin argjentinas.

“Faleminderit shumë. Jam shumë i emocionuar që takoj njerëz të tillë. Ka plotë njerëz në Argjentinë dhe në botë që gjithmonë më dhurojnë dashuri dhe me mbështësin, si futbollist por edhe çfarë përsoni jam. Jam shumë mirënjohës për dashurinë që marr”, tha Leo Messi.