Moment i sikletshëm, një fanse e prek Butrint Imerin në vend intim gjatë performancës së tij

Butrint Imeri është tejet i komentuar rreth projekteve muzikore e angazhimeve të tij.

Pas sukseseve të tij me projektet muzikore, ai numëron koncerte të shumta në vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ai këtë herë ka mbajtur një koncert në Gjermani bashkë me reperin tjetër, Don Xhonin.

Atij së fundmi i ka ndodhur një gjë e pazakontë, derisa po interpretonte një nga këngët e tij.

Në disa video që ka publikuar në InstaStory, një fanse shihet duke e prekur në vend intim.

Kjo video tashmë është bërë virale dhe është shpërndarë në rrjete sociale me të madhe.

E çfarë është interesante është se ky veprim nuk është vërejtur nga këngëtari i cili e ka shpërndarë.