Mohohen zërat që e lidhin Zidanen me postin e trajnerit të PSG

Janë hedhur poshtë zërat që e lidhin Zidanen me një kalim të mundshëm te PSG në postin e trajnerit.

Ditëve të fundit qarkulluan zëra se ish-trajneri i Real Madridit do të jetë timonieri i ri i skuadrës franceze, por duket që kjo nuk do të ndodhë.

Të paktën këtë e konfirmojnë njerëz të afërt me francezin që thonë se nuk janë të bazuara zërat e tillë.

“Çdo lajm që e lidh Zidanen me një kalim të mundshëm te PSG është i pavërtetë. As unë, as Zidane nuk jemi kontaktuar nga drejtuesit e PSG”, tha Alain Miglaccio, agjenti i Zidane, për L’equipe.