Modriq jashtë fushës për katër javë, përfshirë edhe ndeshjen e parë kundër Cityt

BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 03: Luka Modric of Real Madrid CF looks on during the La Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou stadium on December 3, 2016 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Njëri ndër mesfushorët më të rëndësishëm të Real Madridit, Luka Modriq, do të jetë jashtë fushës për katër ndeshjet, dy prej të cilave janë shumë të rëndësishme për klubin.

Kroati do të jetë jashtë planeve të Ancelottit edhe për ndeshjen e parë të gjysmëfinales kundër Manchester Cityt në Champions League.

Ai, do të jetë jashtë fushës edhe kundër Osasunës në finalen e Copa De La Rey, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, sipas JLSanchez, Modriq është shprehur i zhgënjyer për gjendjen e tij pas testeve mjekësore, sepse ai e di rëndësinë e ndeshjeve që do t’i humbë.