Moderatorja televizive në Egjipt dënohet me vdekje, 39-vjeçarja akuzohet si pjesë e një organizate për trafik droge

Moderatorja televizive egjiptiane Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë denuar me vdekje me varje, pasi u shpallën fajtorë për akuza të lidhura me trafikun e drogës, raporton BBC.
Sipas gazetes shteterore egjiptiane Al-Ahram, te denuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që importonte lëndë të
para të perdorura per prodhimin e drogave, me qëllim shitjen e tyre.
Autoritetet kanë deklaruar gjithashtu se grupi posedonte në mënyrë të paligjshme armë zjarri dhe municione.
Sarah Khalifa, 39 vjeçe, eshtë e njohur per programin televiziv “Mission Impossible”, i cili trajtonte çështje kriminaliteti. Ajo i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj.
Nentë të pandehur të tjere janë denuar me burgim të perjetshëm, ndërsa shtate persona janë shpallur të pafajshëm.

Avokati i Khalifas ka deklaruar se do të apeloje vendimin per dënimin me vdekje.
Vendimi ishte shpallur fillimisht muajin e kaluar, por u konfirmua zyrtarisht vetëm një muaj ё vonë, pasi gjykata mori opinionin fetar të myftiut të madh të Egjiptit.
Ky shtë një hap i detyrueshëm ligjor në rastet kur gjykata jep dënim me vdekje.